No menu items!

Haxhiu e vendosur: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimin e saj se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, emri i saj nuk do të shkojë për herë të dytë në votim.

Sipas Haxhiut, votimi i fshehtë nuk është shkelje e Kushtetutës dhe kjo është konfirmuar, sipas saj, nga aktgjykimi i Gjkykatës Kushtetuese.

“Unë kam thënë që emri im me votim të fshehtë shkon vetëm një herë, pra nuk do të ketë herë të dy. Nëse nuk i marrë 61 vota, unë do të tërhiqem”.

“Dhe propozimi i dytë është që kemi thënë se ta bëjmë një marrëveshje që ta rrëzojmë komisionin për votimin e fshehtë dhe pastaj merremi vesh për kryetarin e kuvendit dhe nënkryetarët”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo akuzoi opozitën se po vendosin barrikada politike, derisa Lëvizja Vetëvendosje po bën kompromise.

“Për sa kohë që ne kemi bërë lëvizje, ata po vendosin barrikada. Prandaj, nuk ka kuptim për mua të thuash që po shkojë në takim dhe të mos e bëjnë asnjë lëvizje”, tha ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.