No menu items!

Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon partisë së parë, në këtë Lëvizjes Vetëvendosje, që të propozoi kandidatin për të parin e kuvendit, por që të njëjtës i takon edhe që të ofrojë zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar me ngërçin për konstituimin e parlamentit, shkruan  Gazeta Express.

Gashi ka komentuar edhe çështjen e procedurës së votimit në seancën konstituive, duke deklaruar se ndryshimi i saj mund të bëhet përmes një mocioni për anashkalim të rregullores së punës së kuvendit, e që pastaj duhet të miratohet me votim për procedurën e re.

Ai ka shtuar se, mocioni në fjalë do të ishte obligativ për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votim.

‘‘Vazhdimi i përpjekjeve për të anashkaluar procedurat dhe për të cenuar rendin kushtetues dhe rregullat e miratuara, është i dëmshëm për të gjithë skenën politike pa dallim, por veçanërisht për partinë që ka dalë e para në zgjedhje’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

I pari në rezultat, i vetmi me të drejtë për të propozuar, por edhe i pari në obligim për të ofruar zgjidhje.

Në lidhje me procedurën e votimit në seancën konstituive të Kuvendit, ritheksojmë se kjo procedurë është vendosur në mbledhjen përgatitore të zhvilluar sipas Kushtetutës dhe Rregullores, nga Kryesia e legjislaturës paraprake. Çdo ndryshim i saj mund të bëhet vetëm përmes një mocioni procedural për anashkalimin e Rregullores së punës së Kuvendit, dhe pastaj të miratohet me votim për procedurën e re. Një mocion i tillë do të ishte obligativ për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votim.

  • Vazhdimi i përpjekjeve për të anashkaluar procedurat dhe për të cenuar rendin kushtetues dhe rregullat e miratuara, është i dëmshëm për të gjithë skenën politike pa dallim, por veçanërisht për partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Sepse i pari në rezultat, është jo vetëm i pari në të drejtën për të propozuar, por edhe i pari në obligimin për të respektuar rregullat dhe Kushtetutën, si dhe për të ofruar zgjidhje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.