Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar si më të mirën dhe më produktiven bisedën e fundit që ka zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sa i përket bisedës me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, e zhvilluar dje, ajo ishte ndoshta më e mira që kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe, më produktive,” deklaroi Zelensky për mediat ukrainase.
Ai theksoi se ndihma amerikane, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes ajrore, mbetet thelbësore për sigurinë e vendit të tij.
Sistemi Patriot në veçanti është çelësi për mbrojtjen nga kërcënimet balistike,” shtoi presidenti ukrainas, duke shprehur mirënjohje për gatishmërinë e Trump për ta mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë.