No menu items!

Mosmarrëveshje rreth transportit të grurit në Vushtrri, përdorët edhe arma

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri pas një incidenti të rëndë që ndodhi dje pasdite, ku një qytetar u sulmua fizikisht dhe ndaj tij u shtie me armë zjarri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth çështjeve të transportit të grurit.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja.

Vushtrri / 05.07.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje (rreth transportit të grurit)  së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe po ashtu i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati”, njofton policia.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.