Me një postim prekës në rrjetet sociale, Orinda Huta ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur, Isuf Huta. Ai ndërroi jetë më 5 korrik, duke lënë pas dhimbje të madhe në familje dhe te të gjithë ata që e njihnin.
Orinda e ka shoqëruar lajmin me një mesazh emocional ku thekson: “Ne kemi qenë të bekuar nga prezenca e tij në jetë dhe do mbesë gjithmonë në kujtimet tona”.