No menu items!

Tirana ndër qytetet më të nxehta të Europës: Mbi 4 muaj me temperatura ekstreme çdo vit

Një raport i ri i organizatës Climate Resilience for All tregon se qytetet europiane po përballen me “stinë nxehtësie” që zgjasin shumë më tepër se verat tradicionale, duke rrezikuar shëndetin e miliona qytetarëve.

Sipas studimit, Tirana renditet e dyta në kontinent me 143 ditë në vit me temperatura mbi 32°C – vetëm pak më pak se Athina, që kryeson listën me 145 ditë. Më pas vijnë Lisbona me 136 ditë dhe Madridi me 119 ditë vapë ekstreme.Shkencëtarët paralajmërojnë se këto periudha të zgjatura nxehtësie, që tani zgjasin edhe deri në pesë muaj në disa qytete, po shtojnë rrezikun për sëmundje të lidhura me të nxehtin dhe po rëndojnë sistemet shëndetësore.

Ekspertët theksojnë gjithashtu efektin e “ishullit të nxehtësisë urbane”, ku betoni dhe mungesa e hapësirave të gjelbra i bëjnë qytetet shumë më të nxehta se zonat rurale.“Sezoni i verës që njihnim ka ndryshuar,” thotë drejtuesja e Climate Resilience for All, Kathy Baughman McLeod, duke apeluar për masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve nga vala gjithnjë e më të gjata të të nxehtit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.