No menu items!

Ramush Haradinaj përkujton Betejën e Loxhës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Betejën e Loxhës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai kujtoi edhe të rënët e kësaj beteje, për të cilët tha se mbrojtën tokën dhe nderin e këtij vendi

Më 6 korrik 1998, në Loxhë të Pejës, u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra kundër forcave armike. Ishte një ndër përballjet më të fuqishme të luftës sonë, ku djemtë e Loxhës dhe të fshatrave përreth, deri në vetëflijim, mbrojtën tokën dhe nderin e këtij vendi.

Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, nderojmë kontributin e Loxhës në kohën më të lavdishme të historisë sonë të re, ndërsa përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.

Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra edhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj.

Nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e lirisë”, ka shkruar kreu i AAK-së

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.