No menu items!

Zyrtari policor dyshohet se shtiu me armë jashtë detyrës – IPK rekomandon suspendimin

Prishtinë/Kamenicë, 6 korrik 2025 – Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të një zyrtari policor nga Stacioni Policor Qendra në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Rekomandimi vjen pas nisjes së hetimeve lidhur me një incident të ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës, ku dyshohet se zyrtari policor ka qenë i përfshirë në një rast të përdorimit të armës jashtë detyrës zyrtare.

Sipas IPK-së, zyrtari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri për arsye ende të paqarta. Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të zhvillojë procedura hetimore preliminare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Arma është sekuestruar për ekzaminime të mëtejme, ndërkohë që rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. IPK njofton se hetuesit e saj do të vazhdojnë me veprime të tjera hetimore në koordinim me prokur

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.