No menu items!

Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë

Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyrohen të kërkojnë ndihmë shtetërore për të përballuar jetesën. Vetëm në vitin 2024, mbi 826 mijë punëtorë morën përfitime sociale, një rritje prej 30 mijë krahasuar me vitin 2023. Këto ndihma i kushtuan shtetit rreth 7 miliardë euro.

Kancelari Friedrich Merz theksoi së fundmi se “puna duhet të shpërblehet” dhe prezantoi planet për reformën e përfitimeve sociale, por statistikat tregojnë një realitet të vështirë: paga minimale aktuale prej 12.82 euro nuk mjafton për jetesë dinjitoze, ndërsa parashikohet të rritet gradualisht në 14.60 euro deri më 2027, më pak se premtimet e partive të majta për 15 euro.

Ekspertët dhe aktivistët kritikojnë se rritja e kostove të jetesës, sidomos qiratë, po i lë shumë punëtorë në varfëri edhe kur punojnë me orar të plotë. Vetëm 81 mijë nga këta përfitues punojnë realisht me kohë të plotë, ndërsa shumica punojnë me orar të shkurtuar ose janë në trajnim, përcjell albinfo.ch.

Një problem tjetër është mungesa e vendeve në çerdhe dhe kopshte, që e detyron një pjesë të madhe të prindërve të punojnë më pak orë. Ndërkohë, disa ekonomistë paralajmërojnë se rritja e shpejtë e pagës minimale mund të çojë në kufizime punësimi, por organizatat sociale këmbëngulin se është e domosdoshme për të garantuar dinjitetin minimal të jetesës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.