No menu items!

Dehari reagon për herë të parë për situatën në Kuvend

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatet procedurale që po e përcjellin bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se votimi i fshehtë është i lejuar dhe nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, Dehari citon pikën 178 të tij, ku thuhet se “as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse votimi në seancën konstituive duhet të jetë i hapur apo i fshehtë” dhe se “në këtë seancë nuk vlejnë mocionet procedurale”.

Sipas Deharit, kjo do të thotë se nuk ka bazë që deputetët të pyeten për mënyrën e votimit, pasi një veprim i tillë do të përbënte shkelje të aktgjykimit.

“Lidhur me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, kanë dështuar gjashtë votime të hapura. Si kryesues, kam propozuar votimin e fshehtë në përputhje me aktgjykimin, me qëllim të tejkalimit të bllokadës institucionale”, shkroi Dehari.

Ai theksoi se mënyra e votimit – e hapur apo e fshehtë – ka peshë të barabartë ligjore dhe se vota e deputetëve për krijimin e komisionit për votim të fshehtë është shprehje e vullnetit të tyre për ta realizuar një të drejtë kushtetuese.

Sipas tij, “refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin për votim të fshehtë është refuzim për të realizuar një të drejtë që e garanton Kushtetuta”./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.