Prizren, 6 korrik 2025 – Rreth orës 14:00 në Prizren ka ndodhur një tentim vrasje, ku një shtetas i huaj ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje fizike. Sipas policisë, viktima dyshohet se është goditur me thikë nga një tjetër shtetas i huaj.
I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në ndalim.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Raporto24/