No menu items!

Zbardhen emrat – këta janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Janë bërë publik emrat e pesë zyrtarëve policorë që janë suspenduar përkohësisht në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu u raportua si viktimë në rrethana të dyshimta.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të suspenduarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë, Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipja, Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan, Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan, Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj.

Vendimi për suspendim është marrë pas vlerësimit të veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët në menaxhimin e rastit, i cili po trajtohet tashmë nga njësitë kompetente dhe Prokuroria.

Pamje të reja nga momenti i arrestimit të Agon Zejnullahut, pak minuta para se të humbte jetën

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.