No menu items!

IPK: Pesë policët janë arrestuar si të dyshuar, u është caktuar ndalimi për 48 orë

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë  janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë, (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë), për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton IPK.

“Në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore”, thuhet në njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.