No menu items!

Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Driton Selmanajn.

Prezantimi zyrtar i tij do të bëhet nesër në Prizren nga ora 19:15 ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar dega e LDK-së në Prizren.

“Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve”, thuhet në njoftimin e degës.

Njoftimi i degës:

Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,

Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë!

Vendi: Lidhja e Prizrenit

Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve.

I pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim.

Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni!

Për Prizrenin – Me Dritonin

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.