Një zjarr është raportuar sot afër termocentralit Kosova A.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli në një intervistë për KosovaPress tha se zjarri është jashtë termocentralit Kosova A dhe nuk ka rrezik për objektet.
Sipas tij ky zjarr erdhi si pasojë e djegies së barishtave për shkak të motit të nxehtë dhe erërave në ditën e sotme.
“Kjo është jashtë Kosovës A, është tek Seberimet, janë djegur disa barishta. Nuk ka ndonjë rrezik, fola edhe me zjarrfikësit e kanë nën kontroll. Janë barishta që janë djegur si pasojë e motit të nxehtë e erërave. Nuk mund t’i afrohen objektit dhe zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes…Nuk ka rrezik për objekte. Kjo vjen çdo vit si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave”, tha ai.
Kujtojmë që Kosova po përballet me vatra të zjarrit në të gjithë territorin.Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes një postimi në Facebook njoftoi se 15 vatra janë aktive në Kosovë, teksa për shuarjen e tyre në Skënderaj ndihmuan nga ajri ekipet e KFOR-it.