Deputeti Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas publikimit të videos së fundit lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ku dyshohet për përfshirje të policisë.
“I pashë pamjet e fundit! E paskeni vrarë me gjakftohtësi djalin 27-vjeçar. S’kam koment,” shkroi Haradinaj në Facebook, duke shprehur tronditje dhe indinjatë të thellë për rastin që po ngjall reagime të shumta publike.
Televizioni T7 ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Agon Zejnullahut, i cili vdiq në Lipjan. Pamjet, të cilat kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit.
Videoja që shpjegon gjithçka – kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun