No menu items!

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Pas arrestimit dhe caktimit të masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin që përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, njëri nga avokatët mbrojtës, Urim Vokshi, ka dhënë një version tjetër të ngjarjes.

Në një deklaratë për televizionin Dukagjini, Vokshi mohoi se vdekja e Zejnullahut ka ardhur si rezultat i veprimeve të zyrtarëve policorë dhe theksoi se viktima kishte sjellje agresive si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj policisë, pa ndonjë arsye të qartë.

Përveç që ka sulmuar shumë qytetarë, ka sulmuar edhe policinë, pa qenë i preokupuar, pa pasur asnjë arsye. Edhe derisa policia ishte duke vozitur veturën, ai reagonte me sprej. Kur ndalet vetura, ai përsëri tenton ta sulmojë policinë,” tha Vokshi.

Ai shtoi se pas incidentit fillestar, Zejnullahu ishte futur vetë në veturën e policisë dhe kishte qëndruar aty për më shumë se tetë minuta, pa ndonjë dhunë apo presion nga zyrtarët policorë.

“Sipas deklaratave të policëve, ata vetëm kanë biseduar me të dhe i kanë thënë se autoambulanca ishte në rrugë. Duket se i ndjeri ka qenë nën ndikimin e substancave të caktuara. Më pas, ai del vetë nga vetura dhe tenton të ikë. Zyrtarët e ndalojnë për ta prangosur dhe qëndrojnë mbi të vetëm për kohën sa po e prangonin. Nuk ka pasur presion të zgjatur,” ka deklaruar Vokshi.

Ai përfundoi se sipas tij, Agon Zejnullahu nuk ka ndërruar jetë si pasojë e veprimeve të policisë.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, me thirrje për transparencë të plotë, ndërsa institucionet janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së të riut.

Videoja që shpjegon gjithçka – kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.