Një rast i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Postës së Kosovës.
Një person ka therur me thike një koleg të tij.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti.
Për këtë rast, Reporteri ka raportuar se i përfshirë është djali i Sabit Gecit, Kushtrim Geci i cili pas therjes me thikë që i ka bërë kolegut është arratisur.