No menu items!

Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në disa rajone.

Tre komandantë stacioni, në Lipjan, Klinë dhe Suharekë është diskutuar të shkarkohen nga pozitat e tyre në një masë të jashtëzakonshme disiplinore, thonë burimet e Sinjalit.

Kjo masë vjen pas një serie ngjarjesh që kanë tronditur opinionin publik, përfshirë veprime të kundërligjshme të zyrtarëve policorë në Klinë dhe mungesën e reagimit efektiv institucional në kohë reale, thonë burimet.

Sinjali ka mësuar se vendimi i parë që do merret qysh nesër nga niveli qendror i Policisë së Kosovës,  pritet të jetë ndrrimi i Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan

Në Lipjan, nga nesër si komandant pritet të fillojë Ibrahim Shatrolli, Kapiten, për të zëvëndësuar Argjend Gashin, i cili do transferohet nga Stacioni i Lipjanit.

Kjo lëvizje mund të shënojë një moment kthesë në adresimin e përgjegjësisë brenda Policisë, duke rritur pritshmëritë për përgjegjësi komanduese dhe integritet të brendshëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.