No menu items!

Abdixhiku thumbon Kurtin: “Ne nuk kemi 100 mijë euro për një intervistë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti gjatë hapjes së mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, duke komentuar në mënyrë ironike për një intervistë të Kurtit në RTK, e cila u përfol se kushtoi 100 mijë euro.

“Faleminderit mediave që po na përcillni. Ju kishim qerasë me nga një kafe, por ne nuk kemi 100 mijë euro për një intervistë,” deklaroi Abdixhiku, duke nxitur të qeshura mes të pranishmëve dhe aluduar për pagesën e dyshuar që u përmend ditë më parë në media.

Kujtojmë se dje dhe sos në media u raportua se bashkëshortja e gazetarit të RTK-së që intervistoi Kurtin, kishte marrë një shumë prej 100 mijë eurosh përmes një OJQ-je, gjë që nxiti reagime dhe dyshime mbi transparencën dhe qëllimin e intervistës.

Mbledhja e sotme e LDK-së u mbajt në praninë e anëtarëve të Kryesisë dhe kishte për qëllim zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Abdixhiku prezantoi disa nga emrat që do të garojnë në këto zgjedhje, duke i quajtur “kandidatët më të denjë për komunat përkatëse”./Raporto24/

 

Pasurimi i moderatorit të RTK-së: Kishte përfituar grant edhe nga qeveria e Isa Mustafës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.