Bilall Kqiku, i kërkuari për vrasjen që ndodhi në Kolovicë, është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur sot, dhe si pasojë e lëndimeve të rënda, ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Burime të Raporto24 brenda QKUK-së bëjnë të ditur se Kqiku ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht, ai është duke marrë trajtim intensiv në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës Emergjente.
Autoritetet policore janë të pranishme në QKUK për të siguruar zonën dhe për të mbikëqyrur situatën.