No menu items!

Rasti te Lagjja e Spitalit: I dyshuari kërkohej me urdhër-arrest vendor e ndërkombëtar për vrasje

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku tha se një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Sipas policisë, i dyshuari po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë,  në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor,   ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore”.

“Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, policia tha se në bashkëpunim me aktorët e tjerë përkatës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në lidhje me rastin, për Klankosova.tv ka folur drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se personi që është pranuar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

QKUK mbushet me policë – Bilall Kqiku hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar arrestimit, përfundon në gjendje të rëndë në Emergjencë

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.