No menu items!

“O Dritan, hajde more këtu”, momenti kur Rama e fton Abazoviçin për ta prerë shiritin në pikën kufitare

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Grabom të Malësisë së Madhe për inagurimin e pikës së përbashkët kufitare që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në momentin që do të pritej shiriti, Rama ka kërkuar që bashkë me të të ishte edhe Abazoviç, por ky i fundit është stepur.

“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu…”- dëgjohet të thotë Rama dhe e kap nga krahu.

“Ja merri gërshërët, prite…ashtu, bravo”- shton Rama dhe nisin duartrokitjet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.