Rezultat që s’i konvenon Shqipërisë, Letonia pëson ndaj Serbisë

Kombëtarja e Letonisë ka pësuar humbje minimale 0:1 në shtëpi ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi i Juventusit dhe bashkëlojtari i Edon Zhegrovës, Dusan Vlahovic.

Letonia ishte shumë pranë barazimit, por shtylla i mohoi golin e sigurt.

Ky rezultat nuk i konvenon aspak Shqipërisë, pasi Serbia tashmë ka shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe mban pozitën e dytë në grup, me një ndeshje më pak të zhvilluar./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU