Mesfushori Elvis Rexhbecaj është shprehur i lumtur pas triumfit të Kosovës, duke theksuar se fitorja është më shumë sesa një rezultat sportiv.
“Triumfuam! Fitorët si ajo e janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend. Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore!”, ka shkruar Rexhbecaj në rrjetet sociale.
Ai shtoi se Kosova fiton dhe humb gjithmonë bashkë: “Gjithmonë një zemër, një ekip!”






