HCM Sports Management, një agjenci ndërkombëtare që merret me menaxhimin e futbollistëve (kontrata, transferime, marketing etj.), ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka mirëpritur në radhët e saj futbollistin e ri 17-vjeçar, Leart Krasniqi,trasmeton Raporto24
Ky talent premtues luan në pozitën e sulmuesit dhe aktualisht është nën kontratë me skuadrën suedeze IF Brommapojkarna U19, ndërsa përfaqëson edhe kombëtaren shqiptare U19.
Nga HCM kanë thënë se janë të entuziazmuar për t’i dhënë mbështetje karrierës së Krasniqit, pas nënshkrimit të marrëveshjes së menaxhimit, dhe presin me padurim ta shohin zhvillimin e tij në të ardhmen./Raporto24/






