No menu items!

Pas variantit Delta, Europa preket nga varianti i ri kolumbian Kappa e shkakton 7 viktima

Shtatë banorë të vaksinuar plotësisht të një shtëpie pleqsh në Belgjikë kanë vdekur pasi u infektuan nga një mutacion Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Kolumbi, tha të Premten ekipi i virologjisë në vend.

Ata të gjithë ishin infektuar me mutacionin B.1.621, të cilin Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e kishte listuar si pjesë e variantit Kappa .

Ndryshe nga vendet e tjera në Europë, në Belgjikë, varianti Kappa është më i përhapur.

Shtatë personat që vdiqën në shtëpinë e pleqve në qytetin belg të Zaventem, pranë Brukselit, ishin të gjithë mbi 80 vjeç dhe disa prej tyre kishin sëmundje bashkëshoqëruese, tha Marc Van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven.

Pavarësisht nga sëmundjet, Van Ranst tha se vdekjet e tyre ishin “shqetësuese” pasi të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.