Serie A: Fundjavë pa derbi, por tensioni për titull është shumë e fortë

Fundjava në elitën e futbollit italian do të jetë pa derbi, por gara për titull kampioni mbetet shumë e fortë.

Milani, Napoli dhe Interi po sfidojnë njëra-tjetrën dhe ndahen vetëm nga një pikë në renditje. Milani dhe Napoli udhëheqin me nga 31 pikë, një më shumë se Interi i vendit të tretë.

“Rossonerët” kanë përparësi këtë javë pasi luajnë në “San Siro” ndaj Sassuolos që zë vendin e tetë.

Milan – Sassuolo luhet të dielën nga ora 12:30. Pavarësisht se në letër duket një ndeshje e lehtë, Milani ka fituar vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Sassuolos, me një barazim dhe tri disfata. Fitorja e fundit e Milanit në “San Siro” në elitën italiane ishte pikërisht në ndeshjen e fundit kundër Sassuolos. Dy herë rresht ndaj këtij rivalit, Milani nuk ka fituar në shtëpi.

Napoli dhe Interi do të luajnë në udhëtim në xhiron e 15-të.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU