Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme në derbin katalanas, duke mposhtur Espanyolin me rezultatin 0:2, në kuadër të javës së radhës në La Liga.
Pas një ndeshjeje të luftuar dhe me raste të kufizuara, katalanasit arritën ta zhbllokojnë rezultatin në minutat e fundit. Dani Olmo shënoi golin e parë në minutën e 87-të, pas një aksioni të shpejtë ofensiv, duke i dhënë epërsinë Barcelonës.
Fitorja u vulos vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 90-të, kur Robert Lewandowski realizoi golin e dytë, duke siguruar tre pikë të plota për skuadrën e tij.
Me këtë sukses, Barcelona arrin kuotën e 49 pikëve dhe vazhdon të mbajë vendin e parë në tabelën e La Ligës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet serioze për titullin kampion./Raporto24/





