Fisnik Asllani në stadium gjatë derbit Espanyol–Barcelona, shtohen spekulimet për interesimin e katalanasve

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer me skuadrën gjermane Hoffenheim, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Në mesin e ekipeve që po monitorojnë situatën e tij është edhe gjiganti spanjoll Barcelona. Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pasi 23-vjeçari mbrëmë ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër derbin lokal mes Espanyolit dhe Barcelonës.
Asllani ka publikuar një video nga “RCDE Stadium” në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruar: “Derbi i Barcelonës”, duke nxitur dyshime dhe reagime të shumta nga tifozët.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së sulmuesit kosovar në qytetin e Barcelonës, megjithatë prania e tij në derbi ka rritur spekulimet për një interesim konkret apo ndonjë lëvizje të mundshme gjatë afatit kalimtar të janarit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU