Arijanet Muric, portieri që është huazuar nga Ipswich Town te Sassuolo, ka tërhequr interesin e Juventusit, një nga klubet më të mëdha të Serie A.
Muric e nisi karrierën e tij me Manchester Cityn dhe bëri debutimin e tij në ndeshjen e Kupës EFL kundër Oxford United në sezonin 2018/19.
Pas disa periudhave të huazimit, duke përfshirë një vit te Nottingham Forest, portieri ka gjetur një vend të përhershëm te Burnley, kur nënshkroi me ta në vitin 2022.
Reprezentuesi i Kosovës shkëlqeu për Burnleyn dhe ia siguroi vetes një transferim te Ipswich Town, pas promovimit të tyre nga Championship, në vitin 2024.
I pajisur me fanellën me numër 1, Muric e filloi sezonin si portier titullar i Ipswich, përpara se një kombinim i formës së mirë dhe lëndimeve të kufizonte paraqitjet e tij.
Ipswich ra nga Liga Premier në fund të sezonit të kaluar, duke e lënë Muric të hapur për një transferim te skuadra italiane, Sassuolo.





