Burnley merr një pikë ndaj Manchester United
Ndeshja e javës së 21-të të Premierligës angleze mes Burnley dhe Manchester United përfundoi pa fitues, me rezultat 2-2 në stadiumin “Turf Moor”.
Epërsinë në minutën e 13-të e mori skuadra vendase, pas një autogoli nga Ayden Heaven. Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Benjamin Sesko barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 60-të shënoi edhe golin e dytë personal, duke i dhënë epërsinë “Djajve të Kuq”.
Burnley nuk vonoi shumë për të reaguar, dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, Jaidon Anthony shënoi golin e dytë për vendasit, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Në këtë përballje, për Burnley luajti edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili qëndroi në fushë për 76 minuta para se të zëvendësohej nga Foster.
Ky barazim nuk i favorizon asnjërës skuadër, me Manchester United që renditet i shtati në tabelë me 32 pikë, ndërsa Burnley ka 13 pikë dhe qëndron në vendin e parafundit./Raporto24/





