Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.
Gjatë këtij takimi, u zhvillua një diskutim i detajuar dhe konstruktiv lidhur me Kampin e të Rinjve në Obiliq, projekt i realizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, i cili përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, veçanërisht për grupmoshat e reja.
Po ashtu, në fokus të takimit ishin edhe projektet e tjera zhvillimore në fushën e futbollit në këtë komunë, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet futbollistike,shkruan Admi trasmetin Raporto24
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim institucional dhe koordinim të vazhdueshëm, me synim avancimin e futbollit në Komunën e Obiliqit, si dhe vazhdimin e mbështetjes për projekte që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve dhe forcimin e strukturave sportive lokale.
Ky njoftim është bërë i ditur nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook./Raporto24/






