Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për garën e titullit në Premier League, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur pavarësisht diferencës aktuale të pikëve.
Arsenali aktualisht kryeson tabelën me 49 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, ndërsa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 17 ndeshje për t’u zhvilluar.
Guardiola është shprehur optimist për mundësitë e skuadrës së tij, duke theksuar se ende ka shumë pikë në lojë.
“Për sa i përket pikëve, janë 51 pikë në dispozicion dhe diferenca është vetëm gjashtë pikë. Çdo gjë është e hapur,” ka deklaruar trajneri spanjoll./Raporto24/





