Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shqiptuar masa disiplinore dhe gjoba ndaj disa klubeve të Superligës pas incidenteve në ndeshjet e fundit.
Vëllaznimi i Gjakovës është dënuar më së rëndi me 2200 euro, pas përleshjeve mes tifozëve në ndeshjen ndaj Bashkimit, ku një shishe goditi ndihmës-trajnerin Bledar Gjeqaj. Si masë shtesë, ballkoni nga i cili u hodh shishja do të mbyllet për shikuesit.
Sigal Prishtina është gjobitur me 1400 euro për incidentet në ndeshjen ndaj Yllit, ndërsa Trepça me 700 euro për fyerjet e tifozëve ndaj lojtarëve të Pejës.
FBK ka paralajmëruar masa më të ashpra në rast të përsëritjes së incidenteve.





