No menu items!

Zjarre në pesë fshatra të Kosovës

Pesë incidente zjarri kanë ndodhur përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit, Mejë të Gjakovës e Ratkoc të Rahovecit.Drunjë, barishte, shkurre, hamullore e pyll janë përfshirë nga flakët, ndërkaq zjarri është lokalizuar në të gjitha rastet.

Detaje nga raporti i PK-së:

Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari me drunjë dhe bimë barishtore. Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.Fsh. Orcushë, Dragash, 10.08.2021-12:30.

Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 15 ari barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.Zhur, Prizren, 10.08.2021-20:12.

Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari. Njësiti i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrinFsh. Mejë, Gjakovë, 10.08.2021-15:05. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.Fsh. Ratkoc, Rahovec, 10.08.2021-20:52.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar nga zjarri janë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me hamullore. Njësit e zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është duke u hetuar.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.