Pas vendimit për paraburgim të këngëtarit Gjesti, reagimi i Erkand Shabanit nuk vonoi, transmeton Raporto24.
Ai publikoi një postim në Instagram, duke konfirmuar se artisti kishte pranuar fajësinë dhe kishte kërkuar falje në gjykatë për incidentin që tronditi stafin e kompanisë.
Megjithatë, situata nuk përfundon këtu. ONIMA ka njoftuar se javën e ardhshme do të organizojë një konferencë të jashtëzakonshme, ku do të bëhen publike pamjet e plota të ngjarjes, si dhe raportet financiare të kompanisë.
Sipas paralajmërimit, këto dokumente do të tregojnë qartë se kompania nuk ka borxh asnjë cent ndaj artistit dhe do të zbulojnë ata që tentuan të përfitojnë në mënyrë të padrejtë.
Ndërkohë, Gjesti vazhdon të qëndrojë në paraburgim për 30 ditët e fundit.


