Sot, në Zhegër, u mbajt një aktivitet përkujtimor në nderim të Komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadani – Katana, si dhe dëshmorëve të kësaj brigade.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-deputetja e Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Mehmeti Selimi,shkruan Selimi trasmeton Raporto24
Agim Ramadani ishte një nga figurat më të shquara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra heroikisht gjatë Beteja e Koshares, një nga betejat më vendimtare për lirinë e Kosovës.
Në këtë përvjetor, pjesëmarrësit rikujtuan sakrificën dhe kontributin e tij, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit”.






