mbylljes së çështjes më 18 shkurt, se gjykatësit do t’i fillonin kuvendimet për të marrë vendimin e gjykimit brenda 90 ditësh, pa e cekur një datë fikse. Ajo gjithashtu kishte paralajmëruar se shpallja e vendimit do të mundë të shtyhej për 60 ditë.
Për këtë shtyrje dymuajshe ajo njoftoi më 6 maj, pak para se të mbusheshin tre muaj nga mbyllja e çështjes.
Rregullorja e procedurës dhe e provave e gjykatës thotë se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore dhe se mund të ketë një zgjatje jo më të gjatë se 60 ditë, përveçse kur është patjetër e nevojshme.
Çfarë pritet tash?
Gjykata në njoftimin e saj tha se 20 korriku nuk nënkupton se aktgjykimi do të shpallet atë ditë, dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër nëse është patjetër e nevojshme.
Holvoet thotë se një shtyrje tjetër mund të sinjalizojë mospajtime mes tre gjyqtarëve që duhet të vendosin për aktgjykimin, edhe pse nuk kërkohet njëzëshmëri.
“Nëse vazhdon të shtyhet, atëherë mendoj se ka vërtet mosmarrëveshje mbi çështjet themelore. Mbi përgjegjësinë, sigurisht, dhe pastaj edhe mbi dënimin. Sepse, atëherë ndoshta nuk ka më të bëjë me kompleksitetin, por ndoshta me mosmarrëveshje midis gjyqtarëve”, thekson ai.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.
“Drejtësi, jo politikë”: Marshi i mijërave njerëzve në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së
Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.
Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.
Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.





