Nezir Kraki kritikon këshilltarin e Donika Gërvalla pas postimit denigrues ndaj grave

Një postim i bërë në Facebook nga Neser Arifi ka nxitur reagime dhe përplasje brenda ish-strukturave të Listës Guxo.

Arifi kishte ironizuar disa nga figurat e dikurshme të partisë, duke shkruar: “Jeta, Haxhia dhe Albena copa patën dashur me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë… Jeta edhe pati kajt me lot për numër njëherë… kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera”,shkruan Raporto24

Pas këtij postimi reagoi ashpër ish-deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, i cili e cilësoi të papërshtatshme gjuhën dhe qasjen e përdorur ndaj figurave të partisë.

“Naser, nuk më duket aspak e udhës kjo fushatë denigruese ndaj figurave deri dje kryesore të partisë, që janë edhe persona me legjitimitet të konfirmuar ndër vite. Me postime të tilla ti nuk e nderon as veten, as ministren që të ka angazhuar e sidomos jo partinë”, shkroi Kraki në koment.

Debati ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa përplasjet publike mes ish-bashkëpunëtorëve të Guxo-s po bëhen gjithnjë e më të dukshme./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU