Protestuesit e PD kanë hedhur molotovë gjatë marshimit të tyre drejt Ministrinë e Brendshme.
Policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe ujë.
Në këtë protestë, është parashikuar që të mos ketë fjalime, por vetëm marshime.
Ora 19:00 është njoftuar për nisjen e protestës së radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.
Policia ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Sali Berisha ka mbërritur pak para orën 19:00 në selinë blu, ku është pritur nga mbështetësit demokratë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës.






