Kurti kujton komandant Drinin: Ishte simbol i shpresës dhe rindërtimit pas luftës

Kurti kujton komandant Drinin: Ishte simbol i shpresës dhe rindërtimit pas luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka vlerësuar figurën e Rexhës, të njohur me nofkën “Drini”, duke e cilësuar si një ndër figurat më të rëndësishme ushtarake dhe institucionale të periudhës së luftës dhe pasluftës në Kosovë,shkruan Kurti trasmeton Raporto24

Sipas Kurtit, në ditët më kritike për vendin, komandant Drini iu bashkua UÇK-së si epror i shkolluar ushtarak dhe udhëhoqi Zonën Operative të Pashtrikut. Ai kujtohet veçanërisht si hartuesi dhe realizuesi i planit për çlirimin e Prizren me rrethinë.
Kurti ka theksuar se kontributi i Ekrem Rexhës nuk përfundoi me luftën, por vazhdoi edhe në periudhën e paqes, përmes angazhimit të tij në rindërtimin e institucioneve të para të Kosovës.
“Qytetarët e vendit tonë, edhe sot, 26 vite pas vrasjes së tij tinzare, komandant Drinin e kujtojnë si mik në ditë të vështira, si njeri të rendit dhe paqes, profesionist dhe diplomat që përfaqësoi qytetarët para administratës ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.
Në fund, kryeministri ka thënë se bujaria dhe dinjiteti i komandant Drinit do të mbeten përherë në kujtesën e qytetarëve, duke e cilësuar atë si simbol të shpresës për rindërtimin e vendit pas luftës çlirimtare./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU