No menu items!

Familjarët e lajmëruan se është zhdukur, policia e gjen të miturën duke jetuar me një person

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person në Gjilan, pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me një vajzë të moshës nën 16-vjeçare.

Sipas policisë, vajza ishte e lajmëruar në polici si person i zhdukur.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 30.07.2021 – NN. Me datën 16.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare, e cila nga familjarët e saj  ishte raportuar si person i zhdukur.  Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.