Kosova luan sot miqësoren kundër Çekisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot një ndeshje të rëndësishme miqësore kundër Çekisë, e cila do të luhet në stadiumin “EPET Arena” në Pragë, duke filluar nga ora 16:00.

Përzgjedhësi Franco Foda ka udhëhequr seancën e fundit stërvitore zyrtare me futbollistët, të cilët kanë punuar me përkushtim maksimal dhe në një atmosferë mjaft pozitive për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve taktike.

Kjo përballje shërben si një test mjaft i mirë për “Dardanët” për të matur forcën ndaj një kundërshtari cilësor.

Gjithçka është gati në Pragë, ndërsa “Dardanët” zbresin në fushë me synimin për të treguar një lojë të mirë dhe për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU