Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Tophane, ku është diskutuar për planprogramin e ardhshëm qeverisës dhe të arriturat e deritanishme.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ministri Arben Vitia, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.
Sipas Konushevcit, takimi është fokusuar në prezantimin e projekteve të realizuara, sfidave që e presin vendin në të ardhmen dhe vizionit për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit.
Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke shtuar se këto takime shërbejnë për të ndarë prioritetet qeverisëse dhe për të dëgjuar kërkesat e banorëve./Raporto24/











