“Vota për Remin është votë për vlera” – Lladrovci me thirrje për mbështetje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, del me mbështetje për Rrustem Mustafën – Remi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht mbështetje për kandidatin e PDK-së, Rrustem Mustafa, duke e vlerësuar si një figurë me kontribut të gjatë për shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Në një postim të tij, Lladrovci ka theksuar miqësinë shumëvjeçare me Mustafën, duke e cilësuar atë si një bashkëpunëtor të besueshëm dhe të respektuar.

Sipas tij, prania e Remit në Kuvendin e Kosovës do të ishte një vlerë e shtuar, pasi ai përfaqëson parimet e guximit, sinqeritetit dhe përkushtimit ndaj shtetit.

Lladrovci ka bërë thirrje për mbështetje politike për kandidatin e PDK-së, duke theksuar se vota për të është votë për stabilitet dhe përfaqësim të denjë në institucionet e vendit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU