Kosova U21 gati për sfidën ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Stamboll para ndeshjes miqësore kundër Turqisë U21, e cila do të luhet nesër nga ora 19:00 sipas kohës së Kosovës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu, dardanët e rinj kanë punuar me përkushtim gjatë përgatitjeve, duke synuar një paraqitje sa më të mirë në këtë test të rëndësishëm ndërkombëtar.

Përballja me Turqinë do të shërbejë si një mundësi e mirë për stafin teknik që të vlerësojë gjendjen e skuadrës dhe potencialin e futbollistëve të rinj për sfidat e ardhshme.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU