​Vajzat e Kroacisë stërviten në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja e Kroacisë e vajzave në futboll në prag të ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2017, ka mbajtur sot seancën stërvitorë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Dardanet do të përballen më Kroacinë si vendase në Prishtinë dhe me Gjibraltarin si mysafire, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C ku ndeshjen ndaj Kroacisë do ta zhvillojnë me 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 19:00.

Ndërkohë, me fokus të plotë, përkushtim maksimal dhe motivim të lartë për sfidat vendimtare, ‘Dardanet’ kanë zhvilluar dy seanca stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, ato u fokusuan në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që pritet të jenë kyçe në këtë përballje vendimtare për pozitën e parë në grup.

Atmosfera në ekip ka qenë pozitive, me futbollistet që kanë dhënë maksimumin në çdo stërvitje për të qenë sa më të përgatitura për sfidën e radhës.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku aktualisht kryeson renditjen, e ndjekur nga Kroacia, Bullgaria dhe Gjibraltari.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU