Pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Kroacisë në konkurrencën e femrave, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe ka nisur në orën 19:00, ka përfunduar.
Pas 45 minutave të para, epërsinë e ka Kombëtarja Kroate, e cila kaloi në avantazh në minutën e 16-të, duke e çuar rezultatin në 0-1.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të garave ndërkombëtare, ndërsa Kosova synon përmbysjen në pjesën e dytë para tifozëve vendas.
KosovaPress


