U arrestua S.M. i dyshuar për tentim vrasjeje të rëndë sot (11 qershor) në fshatin Pagarushë të komunës së Malishevës, bëri të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Ai dyshohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve. Prokuroria i caktoi ndalim 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se është arrestuar një (1) person i dyshuar me inicialet S.M., lidhur me rastin e ndodhur sot më datë 11 qershor 2026 në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.


